Bota

SHBA largon nga tregu i saj operatorin celular kinez "China Telecom"

Vendimi përmendi rrezikun që qeveria e Pekinit mund të përdorte kompaninë për të përgjuar ose sabotuar sistemet e komunikimit të SHBA-së

İdris Sülün  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
SHBA largon nga tregu i saj operatorin celular kinez "China Telecom"

Pekin

Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA-së (FCC) ka hequr operatorin celular kinez China Telecom nga tregu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të marrë nga FCC, i është urdhëruar kompanisë China Telecom të ndërpresë ofrimin e shërbimeve ndërshtetërore dhe ndërkombëtare në SHBA brenda 60 ditëve.

Vendimi përmendi rrezikun që qeveria e Pekinit mund të përdorte kompaninë për të përgjuar ose sabotuar sistemet e komunikimit të SHBA-së dhe "për t'u përfshirë në spiunazh dhe aktivitete të tjera të dëmshme kundër SHBA-së".

Nga ana tjetër qeveria e Pekinit tha se do të marrë hapat e nevojshme për të mbrojtur kompanitë.

- Kompanitë kineze të telekomunikacionit ishin hequr nga bursa

Bursa e New York-ut më parë kishte njoftuar se aksionet e kompanive të telekomit China Telecom, China Mobile dhe China Unicom Hong Kong u hoqën nga lista duke filluar nga 11 janari me arsyetimin se ishin të lidhura me ushtrinë kineze.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me dekretin që nënshkroi më 6 janar, kërkoi që të ndalohen transaksionet me 8 aplikacione pagesash celulare me bazë në Kinë, përfshirë Alipay dhe WeChat Pay që i përkasin Ant Group-it.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın