Bota

SHBA krijon dy baza të reja ushtarake në Irak

Ky hap vjen më pak se një javë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi planet për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Siria

Ekip  | 25.12.2018 - Përdıtësım : 26.12.2018
SHBA krijon dy baza të reja ushtarake në Irak

Anbar

ANBAR (AA) – SHBA-të kanë krijuar dy baza të reja ushtarake në provincën perëndimore të Anbarit në Irak afër kufirit sirian, njoftoi sot një zyrtar irakian, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky hap vjen më pak se një javë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi planet për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Siria.

"Ushtria e SHBA-ve ka krijuar dy objekte të reja ushtarake në pjesët e pabanuara të provincës", tha për AA, Farhan al-Duleimi, një anëtar i këshillit të përkohshëm të Anbarit.

Baza e parë, tha ai, është ngritur në lagjen veriore të Rumanës (në rrethin Al-Qaim të Anbarit) pranë kufirit sirian, afërsisht 360 kilometra në perëndim të kryeqytetit provincial Ramadi.

Baza e dytë, shtoi ai, është vendosur në lindje të qytetit të Al-Rutbah, afërsisht 310 kilometra në perëndim të Ramadit dhe më pak se 100 kilometra nga kufiri sirian.

Sipas al-Duleimit, bazat binjake kanë për qëllim të ndihmojnë forcat irakiane "të sigurojnë kufijtë e vendit dhe të parandalojnë infiltrimet nga grupi terrorist DEASH".

"Pikat e ushtarëve amerikanë aktualisht janë të vendosur në të dy bazat, së bashku me dronë dhe pajisje të tjera", tha al-Duleimi pa elaboruar.

Qeveria e Irakut dhe ushtria amerikane ende nuk kanë për të komentuar pohimet e al-Duleimit.

Por, nëse konfirmohet, ndërtimi i dy bazave të reja do të sjellë numrin e përgjithshëm të bazave ushtarake të SHBA-ve në Anbar në katër.

Rreth 5.000 trupa amerikane kanë mbetur të vendosura në Irak që nga koha kur SHBA-të u bashkuan në një koalicion së bashku në vitin 2014 me qëllimin për të luftuar DEASH-in.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın