Safvan Allahverdi
20 Shtator 2020•Përditësim: 21 Shtator 2020
Është konfiskuar një letër e cila ishte dërguar në Shtëpinë e Bardhë në emër të presidentit amerikan Donald Trump dhe e cila përmbante substancën "Ricinë", një helm vdekjeprurës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin amerikan, mësohet se pakoja ishte dërguar në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar dhe se mbi të ndodhej si marrës emri i Trumpit.
Ndërkohë njoftohet se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Shërbimet e Sekrete që kanë për detyrë ruajtjen e presidentit kanë filluar një hetim lidhur me letrën në fjalë dhe se si rezultat i dy testeve të kryera me qëllim konfirmimi është përcaktuar lënda 'ricinë'.
Bëhet e ditur se letra është zbuluar gjatë procesit të kontrollit në një postë në Washington dhe se nuk ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.
FBI në një deklaratë me shkrim në median amerikane lidhur me çështjen tha se "Po zhvillojmë një hetim të përbashkët lidhur me letrën e konfiskuar me pjesëmarrjen e Shërbimeve Sekrete dhe të shërbimit të Postës amerikane. Aktualisht nuk ka ndonjë situatë që kërcënon sigurinë publike".
Substanca 'ricinë' e cila mund të dërgohet në formën e pluhurit, tymit ose acidit, çon në vdekje duke shkaktuar të përziera në stomak, të vjella, gjakderdhje në stomak dhe në zorrë, probleme të pamjaftueshmërisë në mëlçi, shpretkë dhe veshka si dhe shkatërrim të sistemit të qarkullimit të gjakut.