Bota

SHBA kërcënon pasuesin e Qasem Soleimanit

"Nëse edhe Esmail Ghaani ndjek rrugën për të vrarë amerikanët, ai do të përballet me të njëjtin fund", tha Hook duke kërcënuar gjeneralin Ghaani i cili është emëruar në vend të Soleimanit

Ahmet Dursun,Adham Kako   | 23.01.2020
SHBA kërcënon pasuesin e Qasem Soleimanit

Ankara

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin, Brian Hook kërcënoi Esmail Ghaani, gjeneral brigade në Komandën e forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit i cili është emëruar në vend të Qasem Soleimanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hook ka folur për gazetën saudite "Sharkul Avsat", ku për vrasjen e Soleimanit gjatë një sulmi që SHBA-ja ndëmori në aeroportin e Bagdadit. Ai tha se "Kjo ka formuar një boshllëk të pazëvendësueshëm për regjimin e Iranit".

"Nëse edhe Esmail Ghaani ndjek rrugën për të vrarë amerikanët, ai do të përballet me të njëjtin fund", tha Hook duke kërcënuar gjeneralin Ghaani i cili është emëruar në vend të Soleimanit.

"Ne do të mbajmë përgjegjës regjimin iranian dhe forcat përfaqësuese të tij për sulmet ndaj amerikanëve ose interesave të SHBA-së në rajon", shtoi ndër të tjera Hook.

Në pyetjen lidhur me protestat anti-qeveritare në Iran, Hook i ka cilësuar protestuesit "heronj" dhe theksoi se SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj ndaj tyre.

Tensionet në rajon tashmë të rritura midis SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzuan në nivel të lartë pasi gjenerali iranian, Qasem Soleimani, u vra në një sulm amerikan në Bagdad më 3 janar.

Në kundërpërgjigje të vrasjes së Soleimanit, komandantit të forcës elitare Kuds të Gardës Revolucionare, Irani më 8 janar lëshoi dhjetëra raketa balistike ndaj bazave në Irak ku janë të vendosura trupat amerikane.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın