Irmak Akcan
20 Dhjetor 2024•Përditësim: 20 Dhjetor 2024
Departamenti i Shtetit të SHBA-së njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj 4 kompanive me arsyetimin se transportojnë naftën iraniane, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet se është marrë vendim për sanksione ndaj kompanive: Brecalin Hong Kong Co Ltd (Brecalin), Shiny Sails Shipping Ltd (Shiny Sails), Galaxy Management Nv (Galaxy Management), Atlantic Navigation Opc Pvt si dhe "u bllokuan"6 nga anijet e tyre.
Thuhet se Departamenti i Thesarit i SHBA do të vendosë sanksione ndaj 12 individëve dhe organizatave me arsyetimin e "rolit të tyre në mbështetjen e kontrabandës së armëve, larjes së parave dhe dërgesës së naftës ilegale iraniane për të mirën e Huthive".
Më tej theksohet se burgu "Ghezel Hesar" në Iran plotëson kriteret sipas seksionit 106 të Aktit Kundër Kundërshtarëve të SHBA-së përmes Sanksioneve (CAATSA) dhe se në këtë burg janë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut si "trajtim dhe dënim çnjerëzor dhe poshtërues” ndaj atyre që donin të ushtronin të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes në Iran.