Dildar Baykan Atalay
16 Qershor 2023•Përditësim: 16 Qershor 2023
Nëndetësja me raketa balistike të drejtuara e "klasit Ohio" USS Michigan ka mbërritur në portin Busan të Koresë së Jugut një ditë pasi Koreja e Veriut kreu testim të raketës balistike, transmeton Anadolu.
Një lëvizje e ra ka ardhur nga SHBA-ja pasi Koreja e Veriut kreu një testim të raketës balistike si reagim ndaj stërvitjes në shkallë të gjerë që SHBA-ja dhe Koreja e Jugut zhvilluan dhe në të cilën u përdorën municione të vërteta.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut thuhet se SHBA-ja ka vendosur në Korenë e Jugut nëndetësen USS Michigan me raketa balistike të drejtuara të "klasit Ohio".
Më tej theksohet se me vendosjen e USS Michigan, marina e Koresë së Jugut dhe SHBA-së do të kryejnë stërvitje që mat kapacitetet e operacionit special kundër kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Ndërkohë nuk është bërë ndonjë deklaratë se për sa kohë do të qëndrojë këtu nëndetësja USS Michigan e cila ka mbërritur në portin Busan në juglindje të Koresë së Jugut.
Nëndetësja USS Michigan e cila është një prej 4 nëndetëseve të "klasit Ohio" të SHBA-së, krahas aftësisë për t'u fshehur ajo ka komunikim të teknologjisë së fundit dhe aftësi për të lëshuar raketë të drejtuar. USS Michigan ka gjatësi 170 metra dhe një peshë 18 mijë tonë ndërsa njihet si "një prej nëndetëseve më të mëdha në botë".
SHBA-ja e ka dërguar USS Michigan në portin Busan për herë të fundit në vitin 2017.