Kasım İleri
10 Nëntor 2021•Përditësim: 10 Nëntor 2021
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e vlerësojnë si shumë shqetësues takimin e ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al Nahyan me kreun e regjimit sirian, Bashar al-Assad, në Damask, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një konferencë shtypi iu përgjigj pyetjeve lidhur me takimin Assad-Nayhan në Damask.
"Jemi të shqetësuar për lajmin rreth këtij takimi dhe mesazhet që përcjellë", tha Price. Ai shtoi se kriza në Siri kërkon zgjidhje politike.
"Siç kemi theksuar tashmë, kjo administratë nuk do të mbështesë përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve me Bashar al-Assad, diktatorin tiran, ose të sigurohet mbijetesa e tij. Ne u bëjmë thirrje vendeve në rajon që të njohin krimet e Assad-it kundër popullit sirian gjatë 10 viteve të fundit dhe bllokimin e vazhdueshëm të ndihmave humanitare dhe dërgesave të sigurisë në pjesën më të madhe të vendit", theksoi Price.
Duke theksuar se qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje në mënyrë të hapur ua kanë përcjellë vendeve të rajonit, përfshirë dhe EBA-në, Price shoti se takimi i ministrit të Jashtëm të EBA-së me Assad-in për ta nuk është ndonjë befasi.
Ai theksoi se qëndrimi i SHBA-së për Assad-in nuk ka ndryshuar, duke shtuar se Assad nuk ka bërë asgjë për të mbështetur qëndrimin e tij në pushtet.