Safvan Allahverdi
18 Shtator 2020•Përditësim: 18 Shtator 2020
SHBA planifikon që të shtojë Katarin në statusin e "Aleatëve të rëndësishëm që nuk janë anëtarë të NATO-s" (MNNA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, përgjegjës për Gjirin Arabik, Timoty Lenderking, duke zhvilluar një mbledhje me telekonferencë dha deklarata për media lidhur me çështjen.
Ai tha se Katari është një ndër aleatët e rëndësishëm për SHBA-të në rajonin e Gjirit, duke shtuar se përveç bashkëpunimit ekonomik tërhoqi vëmendjen në atë se është nikoqir i bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Statusi MNNA i mundëson një shteti që përveç marrjes së pajisjeve ushtarake dhe trajnimit nga SHBA, gjithashtu i mundëson qasjen në logjistikë dhe teknologji të përshpejtuar.
17 vende në mesin e të cilëve edhe Bahreini dhe Kuvajti kanë statusin e MNNA-së.