Bedrudin Brlyavac
05 Dhjetor 2017•Përditësim: 05 Dhjetor 2017
WASHINGTON (AA) – Gjykata Supreme e SHBA-ve ka lejuar zbatimin e plotë të ndalesës së udhëtimit për gjashtë vende muslimane të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas këtij vendimi, administrata e Tumpit tërësisht lejon zbatimin e ndalesës së udhëtimit në SHBA të shtetasve të gjashtë vendeve me shumicë muslimane.
Gjykatësit, me nga dy vota kundër, të hënën njoftuan se ndalesa mund të kryhej pavarësisht procedimeve ligjore kundër ndalimit që zhvillohen para gjykatave.
Ndalesa ka të bëjë për shtetasit e Iranit, Libisë, Somalisë, Çadit, Sirisë dhe Jemenit.
Trump në fillim të vitit 2017 vendosi ndalesë ushëtimi për shtetasit e vendeve në fjalë me shumicë muslimane. Ndalimi i udhëtimit nuk zbatohet për kategori të veçanta siç janë diplomatët.