Bota

SHBA: Gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet të mohohet dhe as të harrohet

Populli amerikan bashkohet me popullin e Bosnjë e Hercegovinës në nderimin e më shumë se 8 mijë viktimave të pafajshme

Adis Karaca  | 11.07.2019 - Përdıtësım : 11.07.2019
SHBA: Gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet të mohohet dhe as të harrohet

Sarajevë

Departamenti i Shtetit të SHBA-ve sot përsëriti se gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet të mohohet dhe as të harrohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate theksojnë se janë duke shënuar 24-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

"Populli amerikan bashkohet me popullin e Bosnjë e Hercegovinës në nderimin e më shumë se 8 mijë viktimave të pafajshme", thuhet në deklaratë.

Ata përsëritën se kapitulli i dhimbshëm i historisë evropiane nuk duhet të mohohet kurrë dhe as të harrohet.

"Ne qëndrojmë me ata që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme për ata që punojnë për të ruajtur dinjitetin e të gjithë viktimave, përfshirë edhe ata që janë ende duke pritur për prehjen e tyre të fundit. Ngjarjet tragjike na kujtojnë nevojën për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë, të qëndrueshme, të begattë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës", thuhet më tej deklaratë.

Në vazhdim theksohet se SHBA-të mbeten partner i fuqishëm i popullit të BeH-së.

"Sot, duke kujtuar të rënët, ne konfirmojmë angazhimin tonë për ndërtimin e paqes dhe prosperitetit dhe sigurinë në të gjithë rajonin që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë", qëndron mes tjerash në deklaratën e Departamentit të Shtetit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.