Emre Karaca
13 Korrik 2019•Përditësim: 14 Korrik 2019
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka dënuar rrjetin social Facebook me gjobë prej 5 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të The Wall Street Journal, FTC si rezultat i hetimit të filluar vitin e kaluar ka dënuar Facebook-un me 5 miliardë dollarë për arsye se ka përdorur paautorizim dhe në mënyrë të paligjshme të dhënat personale.
Që të finalizohet vendimi duhet ta miratojë edhe Departamenti i Drejtësisë, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë ky hetim.
Nga ana tjetër Facebook nuk ka bërë ndonjë sqarim në lidhje me këtë.
Gjoba është dënimi më i madh i dhënë ndonjë kompanie teknologjike dhe ka tejkaluar dënimin e Google të vitit 2012 prej 22 milionë dollarëve.
Facebook vitin e kaluar arriti 56 miliardë dollarë të ardhura, ndërsa këtë vit pritet të jenë rreth 69 miliardë dollarë.
Rrjeti social u përball me akuza të rënda, pasi u bë e ditur se kompania për konsulencë politike Cambridge Analytica, ka pasur qasje në të dhënat personale të miliona amerikanëve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Në prill të vitit të kaluar, Zuckerberg vullnetarisht dëshmoi në prani të kongresmenëve amerikanë lidhur me zbulimet e Cambridge Analytica.