Muhammed Bilal Kenasari
16 Qershor 2016•Përditësim: 17 Qershor 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, ka deklaruar se janë të shqetësuar për ngjarjet e dhunshme në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kirby foli për ngjarjet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë protestave dhe organizimit të Kampionatit Europian të Futbollit (EURO 2016).
Duke iu referuar ngjarjeve të dhunshme në Francë, Kirby u shpreh: "Jemi të shqetësuar kur shikojmë ngjarje të tilla të dhunshme."
Kirby tha se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në Francë. Ai rikujtoi se më parë i kanë tërhequr vëmendjen qytetarëve të SHBA-së të bëjnë kujdes për Kampionatin Europian të Futbollit për ndonjë sulm të mundshëm terrorist.