Bota

SHBA dërgon 3.000 ushtarë në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka autorizuar veprimin në kërkesë të Komandës Qendrore Amerikane

Servet Günerigök  | 11.10.2019 - Përdıtësım : 12.10.2019
SHBA dërgon 3.000 ushtarë në Arabinë Saudite

Washington

SHBA ka njoftuar se do të dergojë 3.000 ushtarë në Arabinë Saudite si dhe pajisje ushtarake, bëhet e ditur në një kumtesë nga Pentagoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka autorizuar veprimin në kërkesë të Komandës Qendrore Amerikane.

Pajisjet ushtarake përfshijnë dy skuadrone luftarake, një Krah të Ekspeditës Ajrore (AEW), dy bateri Patriot dhe një Sistem të Mbrojtjes Raketore me Sistem Radari (THAAD).

"Bashkë me dërgesat tjera, kjo përbën 3.000 forca shtesë që janë vazhduar ose autorizuar brenda muajit të fundit", tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman.

Sipas deklaratës, Esper ka informuar Princin e Kurorës Muhammad bin Salman për dërgimin e ushtarëve shtesë "për të siguruar dhe avancuar mbrojtjen e Arabisë Saudite".

"Që nga muaji maj, Departamenti i Mbrojtjes ka rritur numrin e forcave për rreth 14.000 në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore Amerikane si një investim në sigurinë rajonale", thuhet në deklaratë.

Nga Pentagoni thonë se SHBA nuk dëshiron konflikt me Iranin, por është e gatshme t'i përgjigjet çfarëdo krize dhe do të mbrojë forcat amerikane dhe interesat e saja në rajon.

Më 14 shtator, dronët goditën dy objekte të naftës në veri të Arabisë Saudite, duke shkaktuar ndërprerjen e prodhimit të naftës në sasi prej 5,7 milionë fuçi në ditë dhe duke shkaktuar lëkundje në tregun global të naftës.

Grupi rebel Huthi i Jemenit fillimisht mori përgjegjësinë për sulmin, por SHBA-të për sulmin fajësuan Iranin, ashtu si edhe Arabia Saudite. Teherani ka mohuar çdo lidhje me sulmin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın