Ali Murat Alhas
03 mars 2019•Përditësim: 03 mars 2019
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koreja e Jugut u kanë dhënë fund realizimit të dy stërvitjeve ushtarake të cilat rregullisht i kanë realizuar në fillim të pranverës për çdo vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve ka njoftuar se sekretari i këtij vendi Patrick Shanahan me telefon ka biseduar me homologun e tij koreanojugor, Jeong Kyeong doo. për vazhdimin e investimit të përpjekjeve maksimale në procesin e denukleazirimit të Siujdhesës Koreane.
“Me veprim koordinues, të dyja palët vendosën që të përfundojnë serinë e ushtrimeve ushtarake Key Resolve dhe Foal Eagle”, theksohet në njoftim.
Forcat amerikane stërvitjet ushtarake Key Resolve i kanë realizuar nga viti 1976, ndërsa stërvitjet ushtarake Foal Eagle nga viti 2001.
Ndërprerja e ushtrimeve ushtarake u njoftua pas samitit në Vietnam, në të cilin presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dështuan të arrijnë marrëveshje.