Selçuk Acar
11 Korrik 2017•Përditësim: 11 Korrik 2017
ITTA BENA (AA) – Në fatkeqësinë ajrore që mbrëmë ndodhi në shtetin federal amerikan Mississipi kanë humbur jetën së paku 16 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Frank Randle, drejtori i Agjencisë për menaxhim të situatave të jashtëzakonshme në qarkun Leflore, deklaroi se 16 kufoma janë gjetur në vendin ku një avion ushtarak mallrash i llojit KC-130 u rrëzua.
Pjesët e avionit janë gjetur 135 kilometra në very të qytetit Jackson në Delta. Randle tha se fatkeqësia ndodhi në ora 16:00 të hënën sipas kohës lokale dhe nuk ka të mbijetuar.
Zëdhënësja e flotës ushtarake Sarah Burns deklaroi se avioni KC-120 ka patur aksident të hënën mbrëma, por nuk dha më shumë detaje.
Njëri nga dëshmitarët tha se avioni në mënyrë spirale u rrëzua dhe se kufomat janë parë në autostradë, në një qark prej gati dy kilometrash nga rrëzimi i avionit.
Zyrtarët pohojnë se për shkak të fuqisë së përplasjes pjesët e avionit janë shpërndarë në një rreth prej tetë kilometrave.
Zjarrfikësit kanë filluar me shuarjen e zjarrit që shpërtheu në fluturaken e rrëzuar, por u tërhoqën për shkak të shpërthimeve. Ende nuk ka informacione për shkaqet që çuan deri tek aksidenti apo prej ku avioni fluturoi.