Gorana Jakovljevic
10 maj 2023•Përditësim: 11 maj 2023
Janë shtyrë homazhet për viktimat tragjike të shkollës fillore "Vladislav Ribnikar", e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 18:00 në Kuvendin e qytetit të Beogradit, raporton Anadolu.
Qeveria e Serbisë njoftoi se data e homazheve do të shpallet më vonë.
Në tragjedinë në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Beograd, nxënësi 13-vjeçar, i klasës së shtatë të kësaj shkolle, javën e kaluar qëlloi dhe vrau 8 nxënës dhe një roje shkolle si dhe plagosi gjashtë fëmijë dhe një mësuese.