Michael Hernandez
07 mars 2019•Përditësim: 09 mars 2019
Senatorja amerikane Martha McSally deklaroi se është përdhunuar gjatë shërbimit në ushtri, por se rastin nuk e ka paraqitur sepse nuk ka patur besim në sitemin ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
McSally është njëra nga viktimat të cilat dëshmojnë në procesin gjyqësor për skandalet seksuale në ushtrinë amerikane ndërsa në seancën e djeshme gjyqësore tha se është përdhunuar nga një oficer i forcave ajrore.
"Fajësoj veten. Isha e turpëruar dhe hutuar dhe mendoja se jam e fuqishme dhe mbeta e pafuqishme", ka thënë McSally.
Senatorja republikane akuzoi oficerët për keqpërdorim të detyrë në mënyra të ndryshme.
Gjatë dëshmisë senatorja McSally përdori termin "autorët", që aludon se është përdhunuar disa herë, por nuk zbuloi detaje rreth rastit.
McSally për dy dekada ishte kolonele në forcat ajrore dhe ka marrë pjesë në misionet në Arabinë Saudite dhe Afganistan.
Ajo nuk është senatorja e parë e cila këtë vit zbuloi se ishte viktimë e përdhunimit. Po ashtu edhe senatorja Joni Ernst pranoi se ishte përdhunuar gjatë kolexhit dhe se është abuzuar nga ish-bashkëshorti i saj.
Rastet në fjalë dolën në sipërfaqe pas fushatës #MeToo, e cila ka për qëllim të inkurajojë viktimat që të zbulojnë përvojat e tyre të vështira.