Bota, Jamal Khashoggi

Senatori amerikan Rubio reagon lidhur me rastin Khashoggi

"Vrasja e Khashoggit është e pamoralshme. Në të njëjtën kohë është mosrespekt ndaj Trumpit dhe ndaj neve të cilët e respektojmë partneritetin strategjik me Arabinë Saudite", tha Rubio

Kasım İleri  | 22.10.2018 - Përdıtësım : 22.10.2018
Senatori amerikan Rubio reagon lidhur me rastin Khashoggi

Washington

WASHINGTON (AA) – Senatori amerikan nga Florida, republikani Marco Rubio, vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll e vlerësoi si mosrespekt ndaj presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe anëtarëve të Kongresit, të cilët sipas tij, Rijadin e shohin si partner strategjik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rubio në një postim nga rrjeti social Twitter në lidhje me vrasjen e Khashoggit tha se “Vrasja e Khashoggit është e pamoralshme. Në të njëjtën kohë është mosrespekt ndaj Trumpit dhe ndaj neve të cilët e respektojmë partneritetin strategjik me Arabinë Saudite”.

“Me vrasjen e Khashoggit presidenti i SHBA-ve dhe aleatët në Kongres kanë rënë në një gjendje shumë të keqe dhe u është dhënë dhuratë Iranit”, thotë ai.

Senatori Rubio ka reaguar lidhur me rastin edhe para se të del në shesh se Khashoggi është vrarë. “Deri sa të kuptohet se çfarë ka ndodhur për këtë rast, nuk mendoj se duhet të vazhdojmë punën tonë (me Arabinë Saudite) ashtu siç bëhet normalisht”, ka thënë senatori. 

Rubio i cili ka marrë pjesë në një transmetim në televizionin CNN, potencoi se qeveria e SHBA-ve nuk duhet të injorojë asnjë mundësi dhe se çdo mundësi duhet të mbahet në tryezë.










Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.