Cüneyt Karadağ
09 shtator 2022•Përditësim: 12 shtator 2022
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Britania e Madhe ka humbur mbretëreshën ndërsa bota ka humbur një personalitet të shekullit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kancelarja Scholz lëshoi njoftim me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.
"Vdekja e mbretëreshës britanike Elizabeth II na ka prekur dhe pikëlluar të gjithëve. E gjithë bota është thellësisht e pikëlluar. Britania e Madhe ka humbur mbretëreshën ndërsa bota ka humbur një personalitet të shekullit", tha Scholz.
Ai kujtoi se si Elizabeth II kaloi më shumë se 70 vjet në fron.
"Mbretëresha përfaqësoi disa nga shembujt më të mirë të trashëgimisë së përbashkët evropiane: demokracinë dhe sundimin e ligjit. Elizabeth ia kushtoi plotësisht jetën e saj vendit dhe popullit të saj", tha Scholz.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kryeministren Liz Truss dhe i uroi suksese Charles III, i cili do të pasojë mbretëreshën.