Vesna Besiç
08 Maj 2019•Përditësim: 08 Maj 2019
Në ditën e dytë të takimit vjetor të këshillit të guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Sarajevë kanë mbërritur liderët e Ballkanit Perendimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç është paralajmëruar ata do të bisedojnë për një sërë temash ekonomike dhe politike të cilat kanë një rëndësi për tërë rajonin.
"Ndërlidhja e ekonomive për rritje të fuqishme”, është fokusi i takimit të sivjemë të këshillit të guvernatorëve të BERZH-it, i cili dje filloi punimet në Sarajevë.

Për temat kyçe për rajonin do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti malazez Milo Gjukanoviç. Në këtë pjesë të programit, Bosnjë e Hercegovina do të përfaqësohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç.
Në samitin e liderëve të Ballkanit Perendimor do të bisedohet për një rritje më të fortë ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës (rrugore, energjetike dhe digjitale), por edhe për një sërë temash aktuale.
Në seancën e hapjes së samitit të Bordit të Guvernatorëve, me fjalë nderi do të paraqitet, Jyrki Katainen, zëvendës presidenti i Komisionit Evropian për Punë, Zhvillim, Investim dhe Konkurrencë dhe Sume Chakrabarty, president i BERZH-it.
Për sot është paraparë edhe një takim i liderëve të Ballkanit Perendimor.