Ali Cura
24 Tetor 2017•Përditësim: 24 Tetor 2017
KIEV (AA) - Njoftohet se nuk ka mbetur asnjë pengesë për deportimin e ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili, të cilit i ishte marrë shtetësia e Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokurori i Ukrainës, Yuriy Lutsenko, në një deklaratë për gazetarët, duke theksuar se nuk është pranuar aplikimi për status të refugjatit të Saakashvilit në Ukrainë nga Shërbimi Shtetëror i Migracionit, tha se "Prandaj tani gjendet në statusin person pa shtetësi, që nuk ka kushte të veçanta, që mund të pengojë deportimin ose ekstradimin të tij."
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, në maj të vitit 2015 ish-presidentit të Gjeorgjisë i kishte dhënë shtetësi të Ukrainës.