Tuğrul Çam
05 nëntor 2015•Përditësim: 05 nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Pasi tensioneve në mes SHBA-ve dhe Kinës të cilat u rritën me ndërtimin e ishujve artificiale nga qeveria e Pekinit në Detin Jugor Kinez, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter do të vizitojë aeroplanmbajtësen amerikane e cila ndodhet në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Carter i cili pati vajtur në Malazji gjatë vizitës në anijen e avionëve USS Theodor Roosevelt do të jetë i shoqërur edhe nga homologu i tij malajzian, Hishamuddin Husejin.
Carter pas takimit të ASEAN-it të mbajtur në Malajzi deklaroi se ndodhja e aeroplanmbajtëses në rajon dhe vizita e tij në këtë anije është një tregues për rëndësinë e balanceve që qeveria e Washingtonit i kushton rajonit të Azi-Paqësorit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes kritikoi qeverinë kineze për shkak të rritjes së pranisë së saj në ishujt. Ai ka thënë shkaku i rritjes së tensioneve është Kina. Carter theksoi se prania e anijeve luftarake të SHBA-ve në Detin Jugor Kinez "nuk është një gjë e re".