Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
Bota

Rusia vendos themeluesin e Telegramit në listën e terroristëve dhe ekstremistëve

Vendimi vjen pas akuzave penale të bëra publike në fillim të kësaj jave, ku Durov akuzohet për ndihmë ndaj aktiviteteve terroriste.
Elena Teslova
30 korrik 2026•Përditësim: 30 korrik 2026
Content media
Moskë

Agjencia ruse për monitorimin financiar, Rosfinmonitoring, shtoi të enjten themeluesin e Telegramit, Pavel Durov, në listën e saj të terroristëve dhe ekstremistëve, transmeton Anadolu.

Vendimi vjen pas akuzave penale të bëra publike në fillim të kësaj jave, ku Durov akuzohet për ndihmë ndaj aktiviteteve terroriste. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën se ka nisur procedurat për vendosjen e bashkëthemeluesit të Telegramit në listën ndërkombëtare të personave në kërkim.

FSB-ja pretendon se administrata e Telegramit nuk ka hequr kanalet, bisedat dhe bot-et e përdorura nga shërbimet e inteligjencës ukrainase, si dhe nga organizatat terroriste dhe ekstremiste, për përgatitjen dhe koordinimin e sulmeve, vrasjeve masive dhe mashtrimeve brenda Rusisë, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga autoritetet ruse.

Sipas FSB-së, rregullatori rus i komunikimeve, Roskomnadzor, i ka dërguar Telegramit më shumë se 150 mijë kërkesa për heqjen e përmbajtjeve të paligjshme, por këto kërkesa janë injoruar.

Shërbimi i sigurisë tha gjithashtu se në Rusi janë regjistruar më shumë se 153 mijë krime që lidhen me Telegramin që nga viti 2022, përfshirë planifikimin e sulmit të vitit 2024 në sallën e koncerteve Crocus pranë Moskës dhe vrasjet e blogerit ushtarak rus Vladlen Tatarsky, gazetares Darya Dugina dhe disa zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë, përfshirë gjenerallejtënantin Igor Kirillov.

Në një reagim pas vendimit, Durov ky vendim i Rusisë është në shenjë hakmarrjeje për refuzimin e tij për t’u pajtuar me “kërkesat e qeverisë për mbikëqyrje masive dhe censurë në platformën e mesazheve”.

“Rusia më ka njohur si ‘terrorist’ për shkak se refuzoj të përmbush kërkesat e saj për mbikëqyrje masive dhe censurë në Telegram”, shkroi Durov në Telegram.

“Sipas ligjit rus, tani më ndalohet ‘shpërndarja e informacionit në internet’. Zyrtarët rusë me sa duket janë ngatërruar se kush mund ta ndalojë kë të përdorë internetin”, shtoi ai.

news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Arabia Saudite organizon takim ndërkombëtar për të krijuar aleancë shumëkombëshe të mbrojtjes detare në Bab al-Mandab

Arabia Saudite organizon takim ndërkombëtar për të krijuar aleancë shumëkombëshe të mbrojtjes detare në Bab al-Mandab

E radhës

Ushtria iraniane thotë kanë shënjestruar me dronë objekte kyç amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Isa në Bahrein

Ushtria iraniane thotë kanë shënjestruar me dronë objekte kyç amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Isa në Bahrein

MË TË FUNDIT

Irani paralajmëron për operacione "nën flamur të rremë" nga Izraeli pas sulmit me dron në portin e Egjiptit

Italia rrit alarmin për thatësirën ​​në lumin Po, mbi 100 komuna përballen me mungesë uji

Delegatët e LDK-së rikonfirmojnë Lumir Abdixhikun kryetar të partisë

Egjipti: Gjenden mbetjet e dronit nga sulmi ndaj anijes në port, po punohet për të përcaktuar origjinën

Zelenskyy: Të dhënat paraprake tregojnë se Rusia përdori raketë balistike të Koresë së Veriut për të goditur Ukrainën

Ushtria iraniane thotë kanë shënjestruar me dronë objekte kyç amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Isa në Bahrein

Rusia vendos themeluesin e Telegramit në listën e terroristëve dhe ekstremistëve

Shiko të gjitha