Hakan Ceyhan Aydoğan
20 janar 2017•Përditësim: 20 janar 2017
MOSKË - Rusia është optimiste për bisedimet rreth paqes në Siri të cilat pritet të zhvillohen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndryshe nga takimet e tjera mbi Sirinë, në Astana do të jenë të pranishëm grupe të cilat kanë në dorë kontrollin e shumicës së territorit sirian dhe që janë aktivë në terren që nga nisja e konfliktit. Kjo gjë bën që mundësitë për një përfundim pozitiv të jenë prezente. Edhe pse ende mendohet se është herët për të dalë në përfundime lidhur me bisedimet në Astana, fakti që të gjitha palët do të jenë në tryezën e bisedimeve tregon që kjo është produkt i bashkëpunimit të mirë Turqi-Rusi.
Pritshmëritë e Rusisë nga bisedimet në Astana janë forcimi i armëpushimit në Siri dhe fillimi i një dialogu të drejtpërdrejt mes palëve.
Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, si dhe redaktori i përgjithshëm i revistës Rusia në Politikën Globale, Fyodor Lukyanov, në një vlerësim për AA, thotë se bashkë me botëkuptimet e Ankarasë dhe Moskës, shanset për arritjen në një synim të përbashkët janë rritur.