Bota

Rusia ka humbur 112 ushtarë në Siri në 3 vitet e fundit

Humbjet materiale përfshijnë tetë aeroplanë, shtatë helikopterë dhe me gjasë një ose dy transportues të blinduar dhe kamionë të blinduar

Satuk Buğra Kutlugün  | 01.10.2018 - Përdıtësım : 02.10.2018
Rusia ka humbur 112 ushtarë në Siri në 3 vitet e fundit

Ankara

MOSKË (AA) - Rusia ka humbur 112 ushtarakë gjatë operacionit tre vjeçar në Siri, deklaroi deputeti rus, Viktor Bondarev, ish-komandant i forcave ajrore të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat në Moskë, Bondarev i cili mban edhe postin e kryetarit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, tha se Rusia ka humbur 112 ushtarakë të saj në Siri.

"Përfundimisht me ditën e sotme, humbjet e forcave tona të armatosura në Siri janë 112 njerëz, përfshirë rrëzimin e avionëve An-26 dhe Il-20 që përbëjnë gjysmën e tyre", tha Bondarev.

"Humbjet materiale përfshijnë tetë aeroplanë, shtatë helikopterë dhe me gjasë një ose dy transportues të blinduar dhe kamionë të blinduar" shtoi ai, i cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

Më gjashtë mars, një avion transportues ushtarak rus u rrëzua në Siri, ku mbetën të vrarë 39 njerëz në bord.

Më 18 shtator, Rusia tha se një nga avionët ushtarak të tipit Il-20, me 15 ushtarë në bord, u rrëzua aksidentalisht nga sistemi sirian i mbrojtjes ajrore S-200 i blerë nga Rusia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın