Hasan Esen
24 shkurt 2022•Përditësim: 24 shkurt 2022
Pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak ndaj rajonit Donbas në lindje të Ukrainës, njoftohet se në qytete të ndryshme të vendit përfshirë edhe kryeqytetin Kiev dëgjohen shpërthime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Krahas Kievit shpërthime të njëpasnjëshme ka pasur edhe në qytetet Harkov, Kramatorsk, Mariupol, Mykolaiv, Odesa.
Zyrtarët lokalë ukrainas kanë bërë të ditur se operacioni pushtues i Rusisë ka filluar dhe se zhurmat e shpërthimeve burojnë nga sulmet me raketa.
Ndërkohë nuk janë dhënë informacione se çfarë është goditur në sulme dhe nëse ka apo jo jetë të humbura.
Gjithashtu nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ushtarët rusë kanë kaluar apo jo përtej zonave të separatistëve.