Emre Gürkan Abay
26 Dhjetor 2018•Përditësim: 26 Dhjetor 2018
MOSKË (AA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, duke e akuzuar Izraelin për "provokim" për shkak të sulmeve ajrore kundër Sirisë, tha se "Në sulmin ajror të Izraelit me avionë F-16, të realizuar dje në Siri dy avionë pasagjerësh u kërcënuan drejtpërdrejt", raporton Anadolu Agency (AA).
Konashenkov, në deklaratën për gazetarët në kryeqytetin rus Moskë, bëri vlerësime rreth sulmeve të djeshme ajrore të Izraelit në afërsi të Damaskut.
Ai tha se sulmet izraelite janë kryer gjersa avionët civilë ishin duke ateruar në aeroportet e Beirutit dhe Damaskut. "Në sulmin ajror të Izraelit me avionë F-16, të realizuar dje në Siri 2 avionë pasagjerësh u kërcënuan drejtpërdrejt. Për të parandaluar një tragjedi janë kufizuar aterimet e avionë pasagjerësh në rajon", u shpreh Konashenkov.
Në deklaratën e djeshme të agjencisë zyrtar të lajmeve të kontrolluar nga regjimi, SANA, ishte pretenduar se forcat ajrore izraelite kanë kryer sulm në pjesën rurale perëndimore të Damaskut.