Ali Demir
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
HALEP (AA) - Një avion ushtarak transportues i Rusisë mësohet të ketë lëshuar 5 tonë armatime në rajonin Shejh Maksud në veri të Halepit zonë e cila kontollohet nga PYD (Partia Bashkimi Demokratik) e cila në Siri është degë e organizatës terroriste e PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Komitetit për koordinim lokal në Siri theksohet se në ora 03:00 të mëngjesit një avion ushtarak transportues i Rusisë ka lëshuar me parashutë 5 ton armatim të lehtë për forcat e PYD-së.
Në deklaratë është tërhequr vëmendja se kjo dërgesë e Rusisë është kryer pasi më 24 nëntor u rrëzua avioni rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë.
Menjëherë pas rrëzimit të avionit rus, afërsia mes Rusisë dhe PYD i cili ka qenë i pranishëm rreth 2 muaj ka reflektuar edhe në fushën e betejës. Javën e kaluar PYD për të bashkuar Afrin dhe Kobanin të cilët i ka nën kontroll dhe për të përparuar në linjën Azez-Xherablus i cili ndodhet nën mbrojtjen e Rusisë pati nisur të sulmojë opozitarët në linjat e frontit.