AP,Dejan Maksimoviç
13 Korrik 2017•Përditësim: 14 Korrik 2017
MOSKË (AA) – Vrasësi i liderit opozitar në Rusi, Boris Nemtsov, ka marrë një dënim me 20 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët thanë të mërkurën se kërkojnë dënim me burg të përjetshëm për vrasësin Zaur Dadayev, i cili megjithatë u dënua me 20 vite burg, ndërkohë që gjykatësi të enjten nuk dha asnjë sqarim përse i është shqiptuar ky dënim.
Në rastin e vrasjes te ura në afërsi të Kremlinit që ndodhi në vitin 2015, janë dënuar edhe katër persona të tjerë, të cilët kanë marrë dënimet në kohëzgjatje mes 11 dhe 19 vite burg.
Nemtsov ka qenë kundërshtari më i zëshëm i presidentit aktual të Rusisë, Vladimir Putin, për çka vrasja e tij shkaktoi një tronditje të vërtetë në mesin e opozitarëve rusë.
Vrasësi Dadayev ishte oficer i sigurimit të liderit çeçen, Ramzan Kadirov, ndërkohë që aleatët e Nemtsovit kritikojnë autoritetet hetimore për shkak se ata nuk janë të fokusuar në rolin që ka pasur Kadyrov në vrasjen e opozitarit Nemtsov.