Elena Teslova
11 Korrik 2019•Përditësim: 12 Korrik 2019
Të paktën 8 persona janë plagosur nga zjarri në centralin elektrik me gaz afër Moskës, theksuan zyrtarët rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri në qytetin e Mytishchit, rreth 20 kilometra nga Moska, u shpërnda në një territor prej 200 metrash katrorë dhe prodhoi një kolonë zjarri që arrinte lartësi 50 metra, tha Ministria e Emergjencave të Rusisë.
Ministria gjithashtu paralajmëroi se zjarri mund të përhapet.
Raportet fillestare theksuan se shpërthimi në stacion shkaktoi zjarrin.