Bota

Rubio: SHBA-ja dëshiron ndryshim regjimi në Kubë

“Mendoj se do të donim të shihnim një ndryshim atje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit

Rabia İclal Turan  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Rubio: SHBA-ja dëshiron ndryshim regjimi në Kubë

Washington

Sekretari i Shtetit të SHBA‑së, Marco Rubio, refuzoi të përjashtojë mundësinë e mbështetjes amerikane për një ndryshim të mundshëm të regjimit në Kubë, duke thënë se administrata e presidentit Donald Trump dëshiron të shohë një ndryshim të qeverisë kubane, raporton Anadolu.

I pyetur gjatë një seance në Senat për Venezuelën nëse do të përjashtonte një ndryshim regjimi në Kubë, Rubio u përgjigj: Jo. Mendoj se do të donim të shihnim një ndryshim atje”.

“Kjo nuk do të thotë që ne do të bëjmë ndryshim, por do të donim shumë të shihnim një ndryshim”, tha ai.

“Nuk ka dyshim se do të ishte me shumë përfitim për Shtetet e Bashkuara nëse Kuba nuk do të ishte më nën sundimin e një regjimi autokratik”, shtoi Rubio.

Deklaratat e Rubios u bënë në një kohë kur administrata e Trumpit është nën vëmendje të madhe për veprimet e saj në Hemisferën Perëndimore, pas një operacioni ushtarak më 3 janar që çoi në kapjen dhe largimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe gruas së tij, të cilët u transferuan në Nju Jork.

Rubio mbrojti operacionin në Venezuelë dhe theksoi se nuk priten përdorime të mëtejshme të forcës ushtarake në këtë moment.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın