Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
08 Nëntor 2022•Përditësim: 08 Nëntor 2022
Një helikopter është rrëzuar në rajonin perëndimor Kostroma të Rusisë, si pasojë humbi jetën një person dhe katër të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar zyrtarë të shërbimit të urgjencës, raportoi se helikopteri i tipit ‘Mi-2’ në një fluturim evakuimi mjekësor u rrëzua rreth 4 kilometra larg aeroportit Kostroma Sokerkino.
“Në bord ishin pesë persona, dy pilotë, dy mjekë dhe një pacientë. Pacienti vdiq në aksident, ndërsa katër të tjerët u lënduan”, tha zyrtari, duke shtuar se të mbijetuarit janë në “gjendje të rëndë”.
Sipas raportit, gjetjet paraprake sugjerojnë se përplasja “mund të jetë shkaktuar nga një mos funksionim teknik ose gabim pilotues”.