Hamdi Yıldız
04 Janar 2022•Përditësim: 05 Janar 2022
Një helikopter është rrëzuar afër brigjeve të qytetit Haifa në veri të Izraelit, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas transmetuesit publik KAN, ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në zonë pas rrëzimit të helikopterit në ujërat e Haifas të hënën në mbrëmje.
Gazeta Yediot Aharonot gjithashtu deklaroi se helikopteri u rrëzua në ujërat pranë Qendrës së Kërkimeve Detare në Haifa.
Siç njoftohet, dy pilotë kanë humbur jetën si rezultat i aksidentit.
Mediat po ashtu thanë se bëhet fjalë për një helikopter ushtarak dhe se dy pilotë të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) dhe një oficer patrullimi ishin në bordin e helikopterit.