Ayhan Şimşek
22 Maj 2023•Përditësim: 25 Maj 2023
Dy pilotë humbën jetën kur avioni i tyre i vogël u rrëzua në Gjermaninë jugperëndimore, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.
Avioni ultra i lehtë u rrëzua pranë një liqeni në Linkenheim-Hochstetten të dielën, thuhet në deklaratën e policisë në Karlsruhe.
Sipas deklaratës, pilotët e moshës 44 dhe 58 vjeç u gjetën të vdekur në vendngjarje nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Shkaku i përplasjes nuk është bërë i ditur menjëherë, ndërsa autoritetet njoftuan se hetimet janë në vazhdim.