Ekip
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
TUBAN (AA) - Trembëdhjetë persona e humbën jetën kur një avion transportues i ushtrisë së Indonezisë u rrëzua sot në mëngjes në provincën Papua, në lindje të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i komandës së ushtrisë rajonale theksoi se në fatkeqësi jetën e kanë humbur 12 anëtarë të ekuipazhit dhe një civil. Avioni "Herkules" u nis nga qyteti Timike drejt Wameni dhe u rrëzua në afërsi të këtij qyteti.
Koloneli Teguh Rahardjo tha se janë gjetur të gjithë trupat e viktimave.