Mahmoud Mohamed Barakat
11 mars 2020•Përditësim: 11 mars 2020
Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka raportuar 8 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 76, transmeton Anadolu Agnecy (AA).
Ministria ka ndaluar aktivitetet me më shumë se 2.000 persona për shkak të rritjes së shqetësimeve për përhapjen e sëmundjes, shkruan "The Jerusalem Post".
Policia izraelite ka njoftuar masa shtesë për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë ekipe speciale për t'u siguriar që njerëzit që janë në karantinë të ndjekin të gjitha udhëzimet.
Bëhet e ditur gjithashtu se tani policia do të ketë qasje në të dhënat e civilëve që udhëtojnë në dy drejtimet.
Për shkak të përhapjes së koronavirusit, Izraeli dje njoftoi mbylljen e vendkalimit Allenby, ose Urën e Mbretit Husein, që lidh Bregun Perëndimor të okupuar dhe Jordaninë.
Një ditë para kësaj, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi periudhën e detyrueshme dyjavore të karantinës për personat që vijnë në Izrael.
Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që atëherë, virusi është përhapur në 110 vende ndërsa OBSH-ja ka shpallur shpërthimin e urgjencës ndërkombëtare shëndetësore.