Ahmed Asmar
10 nëntor 2023•Përditësim: 13 nëntor 2023
Ushtria izraelite sot njoftoi se një tjetër ushtar i saj u vra mbrëmë gjatë luftimeve në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë ushtria izraelite e identifikoi ushtarin si Gilad Rozenblit 21-vjeç, i cili u vra në veri të Rripit të Gazës. Ushtria shtoi se numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i luftimeve në Gaza më 7 tetor u rrit në 354.
Transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se numri i ushtarëve të ushtrisë izraelite të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor më 27 tetor në Gaza ka shkuar në 38 ndërsa e përditshmja "Haaretz" tha të enjten se janë 39 ushtarë të vrarë.
Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.
Të paktën 10.569 palestinezë janë vrarë, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra. Ndërkohë, numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në gati 1.600, sipas shifrave zyrtare.