Bota

Rritet në 16 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

- Në një deklaratë nga Bashkia e Medellinit thuhet janë gjetur trupa të tjerë në rrëshqitjen e dheut që ndodhi në rajonet Bello dhe Altos de Oriente të qytetit pas reshjeve të dendura të shiut.

Sinan Doğan  | 27.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Rritet në 16 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

Bolivar

BOGOTA (AA) - Është rritur në 16 numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dheut më 24 qershor në qytetin Medellin të Kolumbisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Bashkia e Medellinit thuhet janë gjetur trupa të tjerë në rrëshqitjen e dheut që ndodhi në rajonet Bello dhe Altos de Oriente të qytetit pas reshjeve të dendura të shiut.

Në deklaratë thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut është rritur në 16 ndërsa 8 persona rezultojnë të zhdukur.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se rreth 50 shtëpi u dëmtuan dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje.

Në anën tjetër, 971 persona që u dëmtuan nga katastrofa e përmbytjeve janë strehuar në qendrat komunale dhe se atyre u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

Reshjet e dendura të shiut që kanë qenë efektive në të gjithë Kolumbinë që nga marsi shkaktuan humbje jetësh dhe dëme materiale në shumë rajone.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın