Besar Ademi,Cuneyt Davut
27 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
IDOMENI (AA) - Refugjatët e bllokuar në fshatin Idomeni, i cili ndodhet në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, mëngjesin e sotëm janë mbledhur më masivisht për të shprehur revoltën e tyre kundër mbylljes së kufijve të "Rrugës Ballkanike", raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet greke u bëjnë thirrje që të largohen nga Idomeni në kampe të tjera, me qëllim që më pas të aplikojnë në programin e Bashkimit Evropian për zhvendosjen e refugjatëve, por shumica e refugjatëve nuk i besojnë këtij programi dhe refuzojnë të largohen nga Idomeni.

Ata me shpresë se një ditë do të hapet kufiri, thonë se nëse shpërndahen në kampe të tjera Evropa do t'i harrojë dhe nuk do të kujdeset për to.
Për këtë arsye, ata që nga dita e hënë në shenjë proteste mbajnë të bllokuar hekurudhën ndërkombëtare, por mëngjesin e sotëm numri i protestuesve është rritur dukshëm.
Ndërkohë edhe numri i forcave policore greke vazhdon të rritet, me qëllim që të mbajnë refugjatët larg gardhit të ndërtuar nga ushtria maqedonase. Në radhët e para të protestuesve të cilët ndodhen rreth 150 metra larg gardhit, qëndrojnë persona me aftësi të kufizuar dhe fëmijë.