Ali Cura
11 Prill 2018•Përditësim: 11 Prill 2018
MOSKË (AA) – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit që ndodhi në Lindjen e Largët të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri MI-8 u rrëzua pranë aeroportit në Khabarovsk.
Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se aksidenti ka ndodhur gjatë stërvitjes së rregullt dhe se helikopteri privat ra në pistë dhe u përfshi nga zjarri.
Në aksident humbën jetën gjashtë persona që ndodheshin në helikopter, kurse sipas informacioneve paraprake asnjë nga kalimtarët në rrugë nuk ka pësuar.
Hetimet në lidhje me shkakun e fatkeqësisë janë në vazhdim.