Kasım İleri
01 tetor 2020•Përditësim: 02 tetor 2020
Një avion luftarak F-35B u rrëzua pas përplasjes me një aeroplan cisternë KC-130 gjatë mbushjes me karburant në shtetin amerikan të Kalifornisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
F-35B, i cili vepronte në kuadër të Trupave Detare të SHBA-së në bazën Iwakuni në Japoni, përplasi krahët me avioin KC-130 pas tërheqjes nga mbushja me karburant pasi u ngrit nga Kalifornia.
Sipas një deklarate të Komandës së Trupave Detare, avioni F-35 u rrëzua dhe shpërtheu pas një kohe të shkurtër, ndërsa piloti i avionit u hodh i sigurt përmes sistemit të katapultimit.
Avioni cisternë, sistemi ulës i të cilit nuk u hap pas përplasjes, u ul menjëherë pranë Aeroportit Thermal.
Komanda deklaroi se aksidenti është nën hetim.
Në aeroplan F-35 ishte rrëzuar në muajin maj.
Deri tani, janë rrëzuar gjithsej 4 avionë F-35, 3 të SHBA-së dhe 1 i Japonisë.