Barış Seçkin
09 Nëntor 2017•Përditësim: 09 Nëntor 2017
ROMË (AA) - Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë zgjidhjen me dy shtete për të zgjidhur përfundimisht problemin mes Izraelit dhe Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Alfano, në fjalimin e tij në mbledhjen e tretë të Komitetit të Ministrave Itali-Palestinë në Romë, ku mori pjesë Ministri i Jashtëm palestinez Rijad al-Maliki, tha se janë nënshkruar nëntë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e tregtisë, financave, shëndetësisë, sigurisë, turizmit dhe kulturës, në mënyrë që vendi i tij të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.