Mutlu Demirtaştan
11 Qershor 2018•Përditësim: 12 Qershor 2018
SHKUP (AA) – Në ceremoninë e hapjes spektakolare të Kampionatit Botëror në Futboll në Rusi do të marrë pjesë edhe ylli britanik i muzikës Robbie Williams, raporton Anadolu Agency (AA).
Botërori në Rusi fillon të enjten në ora 18 me ndeshjen mes nikoqirit Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Para fillimit të ndeshjes në stadiumin moskovit Luzhniki do të hapet edhe ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror, ndërsa nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) bëhet e ditur se në ceremoninë do të marrë pjesë edhe Williams.
Ish futbollisti brazilian dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve Ronaldo dhe sopranoja e re ruse Aid Garifullin gjithashtu do të marrin pjesë në ceremoninë gjysmëorëshe.