Burcu Arik
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
LEFKOSA (AA) - Pas një pauze dy mujore, të martën rikthehen bisedimet paqësore të Qipros të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara (OKB). Ndërprerja erdh si pasojë e vendimit të administratës greke të ishullit qipriot e cila votoi një ligj të diskutueshëm përkujtimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Qipros Turke, Mustafa Akinci do të takojë të martën homologun e tij qipriot grek Nikos Anastasiades, të cilët që nga maji i vitit 2015-të janë të përfshirë në procesin e bashkimit të ishullit duke e krijuar një shtet federal.
Vitin e kaluar udhëheqësit u takuan disa herë në qytetin zviceran të Gjenevës, megjithatë, takimi i tyre i fundit përfundoi me një epilog të padëshiruar nga shkaku i një vendimi të grekëve qipriotë, të cilët përmes Kuvendit votuan një vendim për të përkujtuar në shkollat e tyre referendumin Enosis nga viti 1950 për bashkimin me Greqinë.
Akinci tha atëherë se Anastasiades kishte braktisur takimin i shqetësuar nga vërejtjet e të cilat ja kishin bërë ai dhe i dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Espen Barth Eide.
Fazë e re, çështje të vjetra
Para pauzës dy muaj më parë, të dyja palët kishin rënë dakord për shumicën e çështjeve në marrëveshjen për ribashkim, por pikat e fërkimit që kanë mbetur të pa zgjidhura kanë përfshirë sistemin e sigurisë dhe garancitë.
Turqia këmbëngul se 30.000 ushtarë të saj do të duhet të mbesin në ishull, si pjesë e rolit të Ankarasë si fuqi garantuese.
Pasi të arrihet një marrëveshje përfundimtare, e njëjta do të vendoset në një referendum tek të dyja komunitetet.
Një marrëveshje e paqes u miratua nga turqit qipriotë në vitin 2004, por u hedh poshtë nga votuesit qipriotë grekë.