Ömer Erdem
08 Shtator 2020•Përditësim: 08 Shtator 2020
Reshje të fuqishme kanë përfshirë mbrëmë kryeqytetin sudanez Kartum, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rrugët kryesore u përmbytën pas reshjeve të papritura në kryeqytet në mbrëmje.
Me ndërprerjen e energjisë elektrike, trafiku rrugor u përfshi nga një dendësi e madhe.
Autoritetet paralajmëruan shoferët kundër përmbytjeve të shkaktuara.
Autoriteti i Mbrojtjes Civile njoftoi se një fshat 350 shtëpi, Temaniyat, në veri të Kartumit, u përmbyt plotësisht dhe banorët humbën shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, më shumë se 5.000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht në lagjet e Kartumit përgjatë lumit Nil, si rezultat i përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut tashmë për disa muaj.
Ministria e Brendshme raportoi se më shumë se 70 mijë shtëpi janë dëmtuar si rezultat i reshjeve të mëdha në 16 nga 18 provincat e vendit.
Ministria e Ujitjes dhe Burimeve Ujore njoftoi se niveli i ujit të lumit Nil është rritur në nivel të paprecedent në periudhën e fundit, për të shkuar në afro 18 metra.
Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Sudanit të shtunën shpalli emergjencë tremujore për shkak të përmbytjeve.
Deri më tani, 102 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve në Sudan.