Bota

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson arriti në Kosovë

Krahas Bronson në festival do të paraqiten edhe yje të mëdha botërore, Dua Lipa dhe Matrin Garrix

Zülfiya Yakup  | 07.08.2018 - Përdıtësım : 08.08.2018
Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson arriti në Kosovë ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

PRISHTINA (AA) – Reperi i njohur shqiptaro-amerikan Action Bronson arriti në Prishtinë, ku këtë fundjavë do të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe muzikore këtë vit në Kosovë, Festivalin ndërkombëtar Sunny Hill, raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas Bronson në festival do të paraqiten edhe yje të mëdha botërore, Dua Lipa dhe Matrin Garrix. 

Si Dua Lupa edhe Action Bronson apo Arian Asllani është me origjinë nga Kosova. Action Bronson është nga Queens-i i New York-ut, i njohur edhe si autor i TV emisioneve.

Bronson, i cili do të performojë të shtunën më 11 gusht, në konferencën për gazetarë tha se babai i tij është me origjinë nga Kosova, më saktë nga Gjilani, porse familja e babit jeton në Shkup, Maqedoni. Më pas tha se në Kosovë është për herë të parë, ndërsa në Shkup ka qëndruan dy herë në vitin 2003 dhe 2005.

Bronson tha se është rritur në një familje 15 anëtarëshe, porse gjyshja e tij ka qenë më e mira si dhe një gatuese e shkëlqyer. Ai në pyetjet gazetareske porositi se njerëzit nuk guxojnë të pushojnë së ëndërruari.

“Njerëzit mund të bëjnë ç’të duan, nëse dëshirojnë atë edhe do ta arrijnë. Mos pushoni së ëndërruari, mos pushoni së tentuari për të shkuar përpara”, tha ai.

Ai theksoi se artistët shqiptarë për çdo ditë thyejnë rregullat, se shqiptarët në përgjithsi tani kanë një imazh shumë më pozitiv në botë, meqë bëhet fjalë për artistë, shkrimtarë.

Dugagjin Lipa, organizator i Festivalit Sanny Hill dhe babai i këngëtares Dua Lipa, tha se ky festival ka qenë ideja e tyre e përbashkët, pasi që Dua në vitin 2016 në Prishtinë mbajti koncert humanitar.

“Shpresoj se Sunny Hill do të ketë jetë të gjatë dhe se vitin e ardhshëm me kënaqësi të madhe do të thërrasim edhe Rita Orën, Bebe Rexhën dhe artistë tjerë shqiptarë me të cilët jemi krenarë, si dhe artistë tjerë të njohur botërorë”, tha Lipa

Festivali Sanny Hill do të mbahet prej 10 deri më 12 gusht në parkun nacional të Prishtinës, Gërmi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.