Ekip
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
MILANO (AA) - Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka votuar sot në referendumin mbi ndryshimet kushtetuese që po mbahet në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish kryeministri tha se ai ishte në mesin e atyre që i thanë "jo" referendumit. Berlusconi shtrëngoi duart me anëtarët e Komisionit të referendumit dhe ka pozuar për fotografët gjatë votimit në kryeqytetin italian Romë.
Partia e tij Forza Italia në masë të madhe është në rrëmujë, ndërsa akuzat e evazionit fiskal e kanë mbajtur liderin 80-vjeçar jashtë jetës publike.

Në referendumin që në masë të madhe do të përcaktojë të ardhmen e tij politike votoi edhe kryeministri italian, Matteo Renzi. Ai dhe bashkëshortja e tij Agnese Landini votuan në një qendër votimi në Tuscana, jo shumë larg nga Firenca.
Renzi më parë ka thënë se do të japë dorëheqje në qoftë se shumica i thonë "jo" referendumit, i cili duhet të kufizojë të drejtat e Senatit, kështu që në të ardhmen për ligjet do të vendoset vetëm në Dhomën e Ulët, e cila, sipas ithtarëve të ndryshimeve kushtetuese, thjeshtëzon procedurën legjislative.