Lejla Bıogradlıja
23 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
BEOGRAD (AA) – Kompania e Fluturimeve e Serbisë (Air Serbia), duke ngritur aeroplanin e tipit Airbus A330 nga Aeroporti Nikolla Teslla, ka realizuar fluturimin e parë në linjën Beograd-New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë që u organizua me me rastin e fluturimit të parë nga Beogradi për në New York, morën pjesë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kyle Scott, drejtori i përgjithshëm i Air Serbia Dane Kondic, kryebashkiaku i Beogradit Sinisha Mali dhe të ftuar të tjerë.
Kryeministri Vuçiç, në fjalimin që e mbajti me këtë rast, duke tërhequr vëmendjen drejt faktit se Serbia është shteti i parë në Ballkan që po organizon linjë ajrore për në New York, u shpreh se me hapjen e kësaj linje Beogradi do të shndërrohet në qendër rajonale.