Bota

RD e Kongos shpëton 38 pengje nga rebelët

Sipas lejtnantit Anthony Mualushayi, zëdhënës i ushtrisë në zonën Sokola, 22 gra dhe 16 burra u liruan në operacionet e vazhdueshme kundër rebelëve

Ekip  | 31.03.2020 - Përdıtësım : 31.03.2020
RD e Kongos shpëton 38 pengje nga rebelët

Kampala

Forcat e Armatosura të Republikës Demokratike të Kongos kanë shpëtuar 38 persona të marrë peng kohët e fundit nga rebelët ugandian të Forcave Demokratike Aleate (ADF), tha një zëdhënës ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lejtnantit Anthony Mualushayi, zëdhënës i ushtrisë në zonën Sokola, 22 gra dhe 16 burra u liruan në operacionet e vazhdueshme kundër rebelëve.

"Ne shpëtuam gjithsej 38 pengje të marra kohët e fundit nga rebelët e ADF-së nga rajoni Oicha në provincën Kivu Veriore", tha Mualushayi.

Ai tha se rebelët thuhet se ishin duke lëvizur në rajonin e Mayimoya në territorin Beni kur u goditën nga ushtria.

Mualushayi tha se ish-pengjet aktualisht janë në duart e ushtrisë dhe do të intervistohen para se të kthehen në fshatrat e tyre, ku do të dorëzohen pranë familjeve të tyre.

Rebelët e ADF-së kanë origjinën nga Uganda në vitet 1990 me qëllim të rrëzimit të regjimit atje. Kur u mundën nga ushtria ugandane, ata ikën në pyje në Republikën Demokratike të Kongos, nga ku sulmojnë fshatrat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın