Gözde Bayar
16 Shtator 2019•Përditësim: 16 Shtator 2019
Numri i vdekjeve që nga shpërthimi i ebolës në korrik të vitit 2018 në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) është rritur në 1.984, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se në mesin e 3.128 rasteve të etheve hemoragjike të raportuara, rreth 3.017 u konfirmuan se ishin raste me ebolë.
"Afër 85 njerëz janë duke u trajtuar nga sëmundja, ndërsa 948 janë shëruar nga virusi," thuhet në raportin e ministrisë.
Rreth 111 njerëz vdiqën pas etheve hemoragjike, por nuk mund të verifikohej nëse vdiqën nga Ebola.
Si pjesë e fushatës së iniciuar në vitin 2018, gjithsej 111.920 persona u vaksinuan kundër ebolës.
Ebola, ethe tropikale e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1976 në Sudan dhe DRC, mund të transmetohet te njerëzit nga kafshët e egra.
Po ashtu raportohet se mund të përhapet përmes kontaktit me lëngjet e trupit, personat e infektuar ose me ata që i janë nënshtruar virusit.
Ebola shkaktoi alarmin global në vitin 2014 kur filloi shpërthimi më i keq në botë në Afrikën Perëndimore, duke vrarë më shumë se 11 mijë njerëz dhe duke infektuar rreth 28.600 persona duke përfshirë Liberinë, Guinenë dhe Sierra Leonen.